Moda e çantave pranvere/vere 2013 (FOTO)



Çanta është një aksesore kult për te gjitha femrat, për këtë është e rëndësishme te ndiqni tendencat e modës, për këtë pranvere/vere çantat janë me ngjyra dhe te përmasave te mesme.

Moda e çantave pranvere/vere 2013 (FOTO)Për Pranvere/vere 2013 çantat bëhen aksesore me ngjyra.

Pikërisht me rastin e sezonit te ngrohte gjallërohen dhe nuancat për aksesoret, ne veçanti për çantat te cilat paraqiten te përmasave te mesme dhe bëhen një aksesore must i sezonit.

Çanta te mesme për pranvere/vere 2013

Tendenca e modës për çantat na imponon, për sezonin e verës, një rregull ne përmasa, ne mode janë çantat me përmasa te mesme. Ideale gjate ditës dhe mbrëmjes, çantat e mesme bëhen një aksesor i përshtatshëm edhe për një kokteil me miket.

Koleksionet Furla dhe Tod’s propozojnë modele te ndryshme te çantave qe i përshtaten day times por edhe ne mbrëmje. Ashtu si Liu Jo, qe me çantën e tij Sophia ka krijuar një version me ngjyra, te tilla paraqiten dhe modelet Kate dhe Matilda.

Clutch dhe pochette per pranvere/vere 2013

Për rastet me shik çanta me e përshtatshme mbetet cluth. Ndërsa pochette marrin forma te ndryshme, me konsistence te forte ose te bute.

Ato një ngjyrëshe zgjidhen ne nuancën e verdhe ose ne jeshile smerald, e cila është dhe ngjyra e vitit 2013. Mrekullojnë clutch te veshura me perla plot ngjyra.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...