Trendet e xhaketave Pranverë – Verë 2013 (FOTO)



Xhaketa është veshje universale që gjindet në çdo garderobë.

Trendet e xhaketave Pranverë – Verë 2013 (FOTO)Sa i përket modeleve të xhaketave për stinorin që po vjen, ato ofrojnë theksim të feminitetit, përmes xhaketave motoriste në ngjyra të ndryshme, xhaketat safari, sportive dhe me stil ushtarak.

Në koleksionin e xhaketave Pranverë – Verë 2013, gjejmë dhe stilin e siluetave, xhaketat me xhepa në stilin safari si dhe klasiket në stilin ushtarak. Disa dizajner ofrojnë dhe xhaketa të shkurtëra.

Padyshim se lider në modelet e xhaketave të stinorit që po vjen, është xhaketa motoriste me zingjir të zhdrejtë. Nëse përcaktoheni për model të tillë, mos u kufizoni vetëm në ngjyrën e zezë klasike, pasi që xhaketat motoriste do karakterizohen me një përzgjedhje të madhe me hije pastel dhe të ndritshme prej lëkure.

Në koleksione do të gjinden gjithashtu edhe xhaketat e thjeshta sportive, disa modele edhe të gjata deri tek kofshët.

Lëkura, kamoshi, pëlhura me teksturë dhe xhinset, janë materialet më të rëndësishme që u përdorën në krijimin e koleksionit të xhaketave. Është në modë dhe kombinimi i shumë materialeve në një model të vetëm.

Ngjyrat që janë përdorur në koleksion: E zeza, e bardha, e kafta, gri dhe bezhë. Gjithashtu janë përdorur dhe ngjyrat pastel dhe të ndritshme: blu, pink, verdhë, kuqe, e gjelbërt smerald dhe ngjyrë ulliri. Ofrohen edhe xhaketa të bëra në stilin e blloqeve me ngjyra të kundërta.

Në pranverën e 2013, mund të zgjidhni gjithashtu xhaketa me printime grafike, të kafshëve apo luleve, si dhe me motive etnike.

Edhe pse shumë rrallë, prapë se prapë në koleksionin e stinorit që po vjen, dizajnerët kanë përdor dhe elemente dekori. Do të gjeni modele me të qepura dekorative, qëndisje, etiketa, tubacione të kundërta e të tjera.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...