Si të presim vetë baluket



Gjëja e parë është që të siguroni një palë gërshërë shumë të mprehta, kapse për flokët, një krehër dhe një pasqyrë…
Përpiquni gjithmonë të pozicionoheni në një vend të ndriçuar mirë, për të prerë sa më mirë dhe për të pasur një shikim më të pastër të asaj që po bëni.

Si të presim vetë baluketVeproni ngadalë sepse kur t’i keni prerë flokët, nuk ktheheni dot mbrapsh: pra kujdes, sepse mund të rrezikoni të shihni veten më një balluke shumë të shkurtër apo të çrregullt. Më mirë do të ishte të punoni mbi flokë të thata, duke e ndarë mirë balluken nga pjesa tjetër e flokëve. Rregulloni mirë flokët dhe balluket me një krehër dhe drejtojini në mënyrë të përsosur. Me gërshërët e holla, prisni në mënyrë vertikale më mirë, disa tufa flokësh. Evitoni t’i prisni të shkurtra: duke i prerë vertikalisht flokët, rezultati do të jetë më natyral. Vazhdoni të prisni milimetër pas milimetri, derisa të arrini gjatësinë e duhur. Sikurse ju thamë më sipër, sekreti për të prerë një balluke të përkryer është ai që të evitoni të prisni balluken kur flokët janë akoma të lagura, por vetëm kur janë të thata. Sigurisht që çdo person ka teknikën e tij: dikush preferon që flokët të jenë të lagura, në mënyrë që të qëndrojnë të palëvizshëm, por dikush tjetër preferon t’i presë të thata, në mënyrë që të mos gabojë gjatësinë. Në fakt, në këtë mënyrë nuk rrezikoni ta prisni balluken shumë të shkurtër. Ju këshillojmë edhe të siguroni një palë gërshërë profesionale, pikërisht si ato të parukieres tuaj, për të arritur një prerje më të saktë. Sigurisht që nuk është një punë e lehtë, por edhe jo e pamundur për t’u bërë vetë. /living portal

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...