Për thonj të fortë dhe të bukur



Nëse doni të keni thonj të bukur e të fortë, atëherë përmbajuni rregullave kryesore të kujdesit ndaj tyre. Thonjtë duhet t’i formësoni, pasi që keni bërë dush, sepse atëherë ata janë më të butë dhe nuk janë të prirë që të çahen, thonë ekspertët e Klinikës “Mayo”.

Për thonj të fortë dhe të bukurKremi hidratues nuk i lë thonjtë që të çahen
Pas dushit, apo larjes së duarve, thonjtë dhe lëkurën poshtë tyre duhet gjithsesi t’i ushqeni me krem hidratues, në mënyrë që ta parandaloni humbjen e lëngjeve, e me këtë edhe thyerjen e thonjve. Këtë procedurë duhet ta përsëritni disa herë në ditë.

Edhe forma e thonjve ka rëndësi

Thonjtë le të jenë të shkurtër dhe katrorë, me skaje të rrumbullakëta, sepse si të tillë ata më së lehti mirëmbahen, si dhe janë shumë rrallë të prirë që të çahen. Kjo formë ofron një mbështetje maksimale për thonj, e nëse çahen anash, atëherë shumë lehtë atyre mund t’u jepni formë ovale.

Llaku i thonjve i forcon ata

Një pjesë e pandashme e çantës suaj kozmetike duhet të jetë edhe forcuesi dhe llaku i thonjve, sidomos gjatë ditëve të ftohta, sepse atëherë njeriu humbë më së shumti lëngje, gjë që nënkupton thyerjen e lehtë të thonjve. Shtresa shtesë që formohet nga llaku, pengon thyerjen dhe qërimin e thonjve, si dhe e ruan lagështinë e tyre.

Acetoni të përdoret vetëm një herë në javë

Nëse nuk jeni të detyruara, mos e përdorni heqësin e llakut më shumë se një herë në javë. Po ashtu, evitoni preparatet që thajnë thonjtë, duke i zëvendësuar ata me preparate të pasura me vaj, sepse ato nuk i dëmtojnë thonjtë.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...