Keni probleme me lëkuren e fytyrës? Ja maska e duhur për ju



Maskë me kastravec dhe miell tërshëre
Merrni një kastravec të vogël, një lugë kos, dhe një filxhan miell tërshere.

Keni probleme me lëkuren e fytyrës? Ja maska e duhur për juPriteni kastravecin në pjesë të vogla dhe e përzieni me mikser kosin dhe miellin e tërshëres deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme. Aplikoni masken mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë për aq kohë sa duhet, derisa fytyra të ketë thithur të gjithë esencën e maskës. Kjo maskë do t’a pastrojë dhe zbardhojë lëkuren tuaj.

Maskë me sodë buke

Nëse keni probleme me puçërrat të cilat kanë kunja të zeza në brendësine e tyre, atëherë ju këshillojmë të provoni këtë maskë që ne do t’ju sugjerojmë. Bëni një maskë të trashë me sodë buke dhe ujë, pastaj masazhojeni plotësisht mbi fytyrë.  Preparatin e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Pasi fytyra të ketë marrë gjithë esencën e maskës, e shperlani fytyren me ujë të vakët.

Maskë me mollë dhe mjaltë

Merrni një mollë të freskët, hiqini lëkuren, priteni në feta të holla, në fund i perzieni në një tas me tre lugë mjaltë për të krijuar një pastë të butë. Aplikojeni masken mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë rreth 15 minuta, pastaj e pastroni me ujë. Kjo maskë ju ndihmon që të pastroni poret e fytyrës.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...