Qerpikët e gjatë nxjerrin në pah make up-in!



Qerpikët e gjatë janë sinonim i feminitetit dhe i sensualitetit, dhe i nxjerrin në pah të gjithë make up-et.

Qerpikët e gjatë nxjerrin në pah make up in!Në vitin 2012 nuk do të duhej të dilnit nga shtëpia së paku pa dy shtresa maskaraje për më shumë volum dhe definicion, ndërkaq lirisht përdorni edhe qerpikët artificialë.

Qerpikët e gjatë, të zinj, voluminoz dhe të kthyer lart janë një pikë e nxehtë në fytyrë pasi i japin një pamje tjetër syve, sidomos edhe syve të vegjël të cilët përmes një maskaraje shndërrohen në sy perfekt.

Nëse keni qerpikë të shkurtër është mirë të preferoni ato me bazë silikoni pasi ka një efekt zgjatës, ndërsa nëse keni qerpik të rrallë dhe dobët mund të përdorni maskara me veti ushqyese.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...