Si të dukeni e bukur me një fustan të zi (FOTO)



Fustani i shkurtër, i zi, i njohur si ‘LBD’ është prezantuar në vitin 1920 nga Coco Chanel dhe i ka rezistuar kohërave që atëherë deri në ditët e sotme, duke ngelur ndër fustanet më të preferuara të femrave.

Si të dukeni e bukur me një fustan të zi (FOTO)Ky fustan fsheh në mënyrë perfekte defektet trupore, duke ju bërë të dukeni elegante dhe seksi. Që të spikatni në një turmë njerëzish të cilët po ashtu kanë veshur rroba me ngjyrë të zezë, mjafton që të kombinoni këtë fustan me aksesorët e duhur si bizhuteri, çanta, rripa dhe këpucë.

Fustani LBD duhet zgjedhur sipas formave dhe masës trupore, zgjedhja e duhur do t’ju theksojë tiparet trupore në mënyrë perfekte. Një fustan i zi, i përshtatshme për çdo eveniment, i kombinueshëm me çdo lloj aksesori, dhe me modele flokësh sipas dëshirës tuaj.

Dëshironi të dukeni e bukur, elegante, klasike, dhe një pamje perfekte, fustani LBD jua realizon më së miri dëshirën tuaj.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...