Trajtim me hudher për flokët tuaj



Dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe të fortë, që t’i rezistojnë këputjes? Atëherë ju këshillojmë të provoni masken që ne do t’ju sugjerojmë.

Trajtim me hudher për flokët tuajNëse e përserisni disa herë në javë këtë maskë do të ngelni të befasuar nga efekti i mënjëhershëm.
Përbërësit;
Një kokë hudher
Një portokall
2 lugë mjaltë

Hiqini hudhres lëvoren, pastaj ndajeni në pjesë të vogla. Hidheni në tas dhe shtypeni me lugë. Pastaj merrni portokallin, qerojeni, shtrydheni deri sa të merrni gjithë lëngun dhe pak tul, hedhni në tasin ku më parë është vendosur hudhra, shtoni edhe 2 lugë mjaltë. Përzieni mirë deri sa të jetë formuar një masë e një trajtshme. Lyeni me kujdes gjithë skalpin e kokës, më pas flokët dhe majat. Kujdes, pasi të keni vendosur masken tek majat e flokëve, asnjëherë mos i masazhoni shumë ato, thjeshtë lyeni dhe lërini të qëndrojë të mbështjellur në një qese plastike. Masken lëreni të qëndrojë 30 minuta dhe në fund shperlajeni koken me shampon tuaj të zakonshme.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...