Si të keni look-un perfekt për në shkollë (FOTO)



Stili nuk ka të bëjë aspak me moshen, prandaj krijoni një stil të veçantë dhe sigurohuni që të dukeni sa më e bukur në shkollë.

Si të keni look un perfekt për në shkollë (FOTO)Kushtoni vemendje detajeve sepse bukuria dhe stili mund të kenë një rëndësi të madhe në përshtypjen që ju krijoni tek të tjerët.

Nëqoftëse ndjeni nevojen për ndryshim, ju duhet të nxisni veten të zbuloni dhe të zhvilloni stilin tuaj. Që të dukeni e bukur gjithmonë do t’ju duhet të kujdeseni për lëkuren, make up-in, flokët dhe veshjen, prandaj që t’i realizoni të gjitha këto çdo ditë ngrihuni nga shtrati të pakten 30 minuta më herët që të bëheni gati për shkollë.

Filloni duke pastruar dhe lëmuar lëkuren, para se të vendosni make up-in, pastaj vendosni produkte të cilët kanë një përkujdesje regjimore ndaj lëkures. Pasi të keni lyer fytyren me krem vendosni pak puder për të hequr njollat që mund të keni, pastaj lyeni mollëzat me pak pluhur gjallërues.

Ka pigmente të pafundme me të cilat mund të krijoni grimin përfekt. Që të krijoni një make up të këndshëm duhet të krijoni një shkëlqim natyral, nëse vendosni ngjyra të rënda mund të dukeni shumë e ekzagjeruar dhe fallco. Prandaj, që të keni një pamje natyrale lyeni sytë tuaj me tone natyrale të ëmbël. Mos harroni të lyeni pjesën e brëndshme të syve me një laps të bardhë, që të bëni më të theksuar ngjyren e syve.

Ndërsa rreth mënyres se si mund të stiloni flokët tuaj çdo ditë loz, gjatësia e tyre loz një rol shumë të rëndësishem në modelim. Prandaj që të keni sa më shumë ide të modeleve të thjesha ju sugjerojmë të shikoni tendencat më të fundit, të përshtatshme edhe për stinen dimërore. Kini parasysh që aksesorët e vendosur në flokë e hijeshojnë edhe më shumë bukurinë tuaj, prandaj mos harroni t’i përdorni ato herë pas here.

Pjesa e fundit ka të bëjë me tendencat e modës dhe stilin tuaj. Ne ju sugjerojmë të shikoni tendencat më të reja të sezonit, gjithashtu të keni parasysh se bukuria për një vajzë që është në shkollë lidhet gjithmonë me thjeshtësinë. Xhinse të thjeshta, çizme të gjata ose të shkurtera, fustan me çorape të trashë, këmisha, pupa, janë disa nga detajet të cilët e thjeshtësojnë pamjen tuaj në jetën e përditshme shkollore.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...