Depilim me dyllë si në Lindjen e Mesme



Është metoda më e përdorur në vendet arabe dhe është duke u përhapur gjithnjë e më shumë edhe në Perëndim.

Depilim me dyllë si në Lindjen e MesmeNë qoftë se nuk keni kohë të shkoni tek estetistja dhe jeni mërzitur të përdorni briskun dhe doni të provoni një metodë të re, pse të mos provoni depilimin me dyllë ?

Është metoda më e përdorur në vendet arabe dhe është duke u përhapur gjithnjë e më shumë edhe në Perëndim.

Teknika

Në thelb është një dyllë që, ndryshe nga ato që shiten në treg, bëhet me sheqer, ujë, mjaltë dhe limon. Dylli arab nuk dobëson rrënjët e qimeve dhe nuk ndalon rritjen e tyre, si në metodat e depilimit me dritë të pulsuar apo të tjera të këtij lloji, por nga ana tjetër, me këtë teknikë këmbët mbeten të lëmuara për tre javë dhe lëkura, në sajë të mjaltit dhe sheqerit, bëhet e butë si mëndafsh. Një avantazh tjetër është edhe fakti që nuk duhet të përdoren rripat e pambukut apo të letrës për ta hequr dyllin.

Praktikisht

Duke qenë me bazë natyrale, ky lloj dylli krijohet shumë thjesht në shtëpinë tuaj: mjafton të zieni për disa minuta dy grushta sheqer dhe gjysmë gote ujë. Kur karamelja merr ngjyrë të artë, shtoni disa pika limon dhe 2 lugë mjaltë. Përziejini mirë. Pastaj hidheni masën e përgatitur në ujë të ftohtë dhe kur të tkurret, punojeni përbërjen me dorë derisa të krijoni një top.

Hidhni pak pudër mbi këmbë, në mënyrë që dylli të mos ngjitet me lëkurën, pastaj shtrojeni dyllin nga kavilja deri tek gjunjët. Shqiteni me një veprim të shpejtë e të vendosur dhe përsëriteni shumë shpejt në zonat e tjera që doni të depiloni para se të ftohet.

Avantazhet

•    Kjo metodë është natyrale, e shpejtë dhe efekti zgjat 3 javë.
•    Dylli oriental mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit.

Këshillohet për gratë me damarë delikatë, sepse temperatura e dyllit nuk është shumë e lartë dhe lëvizjet e topit të dyllit janë  masazhuese.

Disavantazhet

•    Nuk është e lehtë të arrish konsistencën e duhur, e cila varet nga mënyra se si janë ngrohur përbërësit.
•    Ashtu si edhe të gjitha metodat e tjera të depilimit, edhe dylli oriental është i dhimbshëm.
•    Dylli i bërë në shtëpi ngjit më pak se sa dylli i ngrohtë, pra duhet të presim që qimet të jenë të gjata të paktën 5 mm./portali living

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...